Grezda zbulon fajtorin e humbjes nga Spanja

Eros Grezda ka analizuar humbjen e Shqipërisë nga Spanja.

Sport

07/10/2017 11:08

Mesfushori i Kombëtares, Eros Grezda foli mbrëmë pas ndeshjes duke shprehur keqardhjen e tij për fatin e keq që pati Kombëtarja mbrëmë.

Ai gjithashtu tha se loja ndryshoi me ndyshimin e pjesëve ku në të parën dominoi Spanja dhe në të dytën ishte Kombëtarja jonë e pafat.

“Të gjithë e dimë që Spanjaështë ekip që shfrytëzon mundësitë në maksimum dhe këtë e bëri në pjesën e parë duke mos na dhënë asnjë rast, edhe pse ne patëm raste për shënim dhe nuk luajtëm mirë. Në pjesën edytë ishim më mirë por fati nuk ishte me ne.” tha Grezda.