Grezda ndihet në top-formë, synon golin ndaj Skocisë

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda, po ndihet në top formë në prag të ndeshjes me Skocinë.

Sport

12/11/2018 19:59

Anësori paraqitet me skuadrën e Rangers, ku këtë fundjavë realizoi edhe golin e parë, kundër Motherwell, në fitoren 7:1, ku realizoi dy gola.

Gjithashtu Erosi u shpall edhe lojtari i ndeshjes duke justifikuar kështu besimin e dhënë nga Steven Gerrard.

Në një lidhje direkte për “Zona Gol”, Grezda foli edhe për ndeshjen e radhës që kombëtarja “kuq e zi” e luan në Ligën e Kombeve.

“Do vij në kombëtare dhe kam marrë minuta nga grumbullimi i fundit. Ndihem mirë fizikisht dhe nuk është e thjeshtë pas një dëmtimi të gjatë. Gjërat kanë ndryshuar pak dhe po mundohem të shfrytëzoj mundësitë që po më jepen”, tha sulmuesi për “Zona Gol”, transmeton lajmi.net.

“Gjithë javës i kam thënë do të të shënoj dhe uroj që ta bëj diçka të tillë dhe në ndeshjen me Skocinë” ka thënë Grezda, duke treguar bisedën e tij me portierin e skuadrës së tij.

Javën e kaluar sulmuesi me prejardhje nga Kosova nuk pati paraqitje edhe aq të mirë me Rangers, ku edhe u kritikua shumë nga tifozët. Megjithatë kjo fundjavë shkoi krejt ndryshe për lojtarin që mbron ngjyrat kuq e zi. /Lajmi.net/