Gomes: Ja pse e zgjodha Barçën para Realit

Andre Gomes ka thënë se e zgjodhi Barcelonën para Real Madridit, për shkak të filozofisë që e ka klubi katalunas.

Sport

27/07/2016 16:17

Mesfushori portugez, Andre Gomes, ka thënë se me të dëgjuar për interesimin e Barcelonës, nuk i interesonte më për ofertag nga klubet tjera.

Gomes theksoi se e zgjodhi Barcelonën para Real Madridit, pasi filozofia e lojës së katalunasve përshtatej me të tijën, përcjell Lajmi.net nga AS.

“Është një temë personale. Secili e ka personalitetin e tij. Ishte Barcelona ajo që përshtatej me personalitetin tim. Nuk kishte rëndësi sa klube tjera ishin. Ishte Barça dhe pikë. Ka të bëjë me filozofinë e klubit dhe entitetin”, deklaroi ish futbollisti i Valencias.