Goli i mbrëmjes

Futbollisti i Malmos, Magnus Eriksson realizoi golin më të bukur të mbrëmjes në mesin e dueleve vendimtare të play-offit për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sport

28/08/2014 00:16

Fitorja e Arsenalit ndaj Besiktasit dhe ajo e Athletic Bilbaos zgjuan vëmendjen kryesorë në mesin e ballafaqimeve të fundit të vlefshme për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, goli më i bukur i mbrëmjes erdhi nga një duel tjetër. Malmo mposhti Salzburgun me rezultat të thellë 3:0, dhe u kualifikua për në garën elite të klubeve evropiane falë triumfit me rezultat të përgjithshëm 4:2.

Në fitoren në duelin e dytë, Magnus Eriksson realizoi golin e dytë, dhe atë një bukuri të rrallë. Shikojeni.