Goditja e tmerrshme e Torresit

Fernando Torres nuk është në formë. Sulmuesi i Chelseas vuan të gjejë nivelin e dikurshëm dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen miqësore kundër Real Sociedadit kur bëri një goditje të tmerrshme.

Sport

13/08/2014 11:23

Së pari kemi qeshur, por tani po qajmë. Qka ka ndodhur me të gjorin Fernando Torres?

Forma e tij në ndeshjet përgatitore për sezonin e ri ka qenë shumë e dobët, por gjërat duket se janë duke shkuar keq e më keq për sulmuesin e Chelseas.

Ylli spanjoll tregoi se nuk është në nivelin e dëshiruar edhe në duelin miqësor kundër Real Sociedadit të martën, ku me një goditje nga distanca dëshmoi se ka harruar se si qëllohet porta.

Pikërisht kjo goditje është përshkrim ideal për fatin e tij.