Gjykata ‘suspendon’ Realin

Gjykata e Lartë e Spanjës ka suspenduar projektin e Real Madridit për rinovimin e stadiumit Santiago Bernabeu si rezultat i hetimeve për korrupsion nga Komisioni Evropian.

Sport

01/08/2014 18:05

Planet e Real Madridit për rinovimin e Santiago Bernabeut janë suspenduar nga Gjykata e Lartë e Spanjës pas hetimeve për korrupsion nga Komisioni Evropian.

Los Blancos kanë publikuar planet për një arenë të jashtëzakonshme në janar, me pamje të re të Bernabeut që përfshin një kompleks të shopingut dhe një hotel në hapësirën që do të mbulojë rreth 12.250 metra.

Në mënyrë që t’i aprovojë këto plane, komuna e Madridit aprovoi ndryshimet në Planin e Përgjithshëm Urbanistik. Mirëpo, Komisioni Evropian ka nisut hetime rreth “ndihmës ilegale publike” nga ana e qeverisjes ndaj klubit.

Dhe, Gjykata e Lartë e Spanjës ka vendosur se hetimet duhet të përcillen me ndërprerjen e punimeve të projtit me vlerë prej 400 milionë euro.

Real Madrid ka 10 ditë kohë për të paraqitur një ankesë ndaj vendimit.