Gjilani mbetet në Superligë, Vëllaznimi në barazh

KF Vëllaznimi dhe SC Gjilani kanë barazuar 0-0 në njërin nga dy derbit e xhiros së fundit në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Sport

19/05/2018 18:36

Ndeshja e zhvilluar në Gjakovë e që ishte e një rëndësie të madhe, mblodhi numër të madh të tifozëve por nuk solli as gola e as fitues.

Fundi i kësaj përballje ishte dramatik, i cili solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta.

Gjithçka filloi me lojtarin e Gjilanit, Gëzim Rusi, që derisa po largohej nga loja duartrokiti tifozët vendas në mënyrë provokative, gjë që bëri që këta të fundit të gjuajnë gjësende të forta në fushë, ku u qëllua Betim Haxhimusa.

Pas kësaj, gjyqtari Genc Nuza  ndërpreu ndeshjen për disa minuta, kur mori vendim për zbrazjen e stadiumit, për të rifilluar sërish ndeshjen.

Minutat shtesë të kësaj ndeshje, nuk sollën ndryshim të rezultatit.

Me këtë barazim, Gjilani i është shmangur barazhit për mbetje në Superligën e Kosovës, por jo edhe Vëllaznimi.

Skuadrës nga Gjakova i duhet të mbetjen në Superligë tani nga kërkojë përmes barazhit.

Edhe ndeshja tjetër e zhvilluar në këtë orar mes Drenicës dhe Lirisë, ka përfunduar barazim 1:1./Lajmi.net/