Gjiganti i Evropës ofron 100 milionë euro për Coutinhon

Liverpooli do të vihet sërish në provë për Philippe Coutinhon.

Sport

23/07/2017 12:55

Pas refuzimit të ofertës së parë të Barcelonës prej 80 milionë euro, skuadra nga La Liga ka përgatitur një ofertë të re për asin brazilian.

‘The Mirror’ shkruan se Barcelona do t’i ofrojë 100 milionë euro për Coutinhon, para këto që do t’i ketë në dispozicion me shitjen e Neymarit te PSG.

Tani i mbetet Liverpoolit të vendos nëse do të mbajë edhe më tutje 26 vjeçarin në skuadër, edhe pse trajneri Jurgen Klopp një ditë më parë hodhi poshtë mundësinë e largimit të Coutinhos prej ‘Anfield Road’./Lajmi.net/