Gjiganti evropian refuzon transferimin e Bale

Real Madridi po kërkon një blerës për Gareth Balen.

Merkato

07/11/2018 08:04

Real Madridi nuk e dëshiron më në skuadër Gareth Balen, andaj në fund të këtij sezoni, janë të gatshëm të heqin dorë nga ai.

U than ë fillim se Tottenhami ishte i interesuar për shërbimet e tij, mirëpo një gjë e tillë është refuzuar nga vetë ata, përcjell “lajmi.net”.

Bale është duke vuajtur që dy vite nga lëndimet e njëpasnjëshme, andaj forma e tij ka qenë gjithnjë në dilemë.

Tottenhami ka refuzuar që ta transferoj uellsianin, kështu madrilenët duhet të shikojnë për një skuadër tjetër që mund t’i ofroj 100 milionë euro. /Lajmi.net/