Gjermania fton Mustafin

Gjermania e ka ftuar qendërmbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi. Në fakt, futbollisti shqiptar është ftuar për ndeshjen miqësore të 5 marsit, në ndeshjen që gjermanët do ta zhvillojnë ndaj Kilit. Selektori Jaachim Loeë e ka publikuar listën e të ftuarve për këtë ndeshje, ndërsa vërehen katër emra të rinj, përfshirë këtu edhe futbollistin e Sampdorias. Për…

Sport

28/02/2014 12:54

Gjermania e ka ftuar qendërmbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi. Në fakt, futbollisti shqiptar është ftuar për ndeshjen miqësore të 5 marsit, në ndeshjen që gjermanët do ta zhvillojnë ndaj Kilit.

Selektori Jaachim Loeë e ka publikuar listën e të ftuarve për këtë ndeshje, ndërsa vërehen katër emra të rinj, përfshirë këtu edhe futbollistin e Sampdorias.

Për ish futbollistin e Evertonit, kjo është hera e parë që ftohet në Përfaqësuesen A të Gjermanisë, pasi ka kohë që luan me ekipin U-21, ku është titullar i padiskutueshëm.

Mustafi kohë më parë nuk e kishte përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të luajë për Kombëtaren shqiptare, por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodh, pasi ai e ka pranuar edhe vetë se ëndërron të luajë për Kombëtaren gjermane. Objektiv i radhës dhe një tjetër ëndërr për të është Botërori i Brazilit.