Gjenerata katërt e Toyota Prius, shumë më e mirë se që pritej (Video)

Modeli Prius nuk ka qenë asnjëherë i pëlqyer sa duhet dhe gjithmonë ka pasur vend për kritika, duke mos arritur shitjet e parapara.

Auto & Tek

18/07/2017 10:28

Por, kjo nuk mund të thuhet edhe me modelin e katërt, që është një hibrid sportiv, që kushton duke filluar prej 30 mijë eurove, transmeton Telegrafi.

Kjo Toyota po konsiderohet si sedan komod, i qëndrueshëm dhe shumë praktik.

Ende nuk dihet se sa do të ketë kërkesa për veturën që është lansuar së fundmi, por njohësit kanë dhënë komente shumë pozitive për të.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon nga afër në detaje dhe disa statistika për të.