Giggs e mbron Januzajn

Ryan Giggs ka kërkuar nga gjyqtarët të jenë më syhapur ndaj Adnan Januzajt. Talenti kosovar pësoi lëndim në ndeshje me Hull Cityt, pas ndërhyrjes së ashpër të David Meyler. Uellsiani kërkon që 19 vjeçari të mbrohet më shumë.

Sport

07/05/2014 11:43

Ryan Giggs ka kërkuar që të mbrohet më shumë Adnan Januzaj, pasi mesfushori kosovar u lëndua pas një ndërhyrjeje të mesfushorit të Hull Cityt, David Meyler, të martën mbrëma.

Meyler mund të dënohet nga Federata Angleze, pasi e shkeli këmbën e talentit të Manchester Unitedit.

Nëse gjyqtari Craig Paëson konfirmon të mërkurën se nuk e ka parë këtë rast, atëherë FA mund ta marrë vendimin që t’ia pamundësojë atij pjesëmarrjen në finale të FA Cup ndaj Arsenalit, ndeshje kjo që do të zhvillohet të shtunën.

E ndërkohë, uellsiani, njëkohësisht trajner dhe lojtar, ka kërkuar nga referët të jenë më syhapur, për ta mbrojtur 19 vjeçarin në raste të tilla.

“Është hera e dytë që i ndodh kjo gjatë këtij sezoni. Nuk ishte ndjenjë e mirë ta shihje, këmba e tij u lëndua tmerrësisht. Adnani ka nevojë për mbrojtje”, deklaroi Giggs pas ndeshjes.

“Ai është i shkëlqyeshëm, lojtar ngazëllues dhe autoritarët duhet ta ruajnë. Edhe lojtarët kundërshtarë duhet të kenë kujdes. Ndërhyrja ishte aq e afër, sa që nisi që nga gjuri, për të përfunduar tek nyja e këmbës”, vazhdoi Giggs.

Januzaj është akuzuar për spekulime të shpeshta këtë sezon, por edhe ndërhyrjet e ashpra ndaj talentit nga Istogu nuk kanë munguar.