“Gianluca di Marzio” zbulon klubin e ri të Diego Costas (FOTO)

Diego Costa do të largohet nga Chelsea.

Sport

22/06/2017 07:12

Atletico Madrid është afër rikthimit të Diego Costas nga Chelsea.

“Gianluca di Marzio” raporton se sulmuesi spanjoll është i gatshëm të luajë sërish në La Ligë.

Costa nuk zë vend në planet e Antonio Contes për sezonin e ardhshëm, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, ai mund të rikthehet në Atletico Madrid. Chelsea kërkon 60 milionë euro për shitjen e tij. /Lajmi.net/