Gervinho me këpucë të femrave

Sulmuesi i Romës, Gervinho befasoi të gjithë të pranishmit duke u paraqitur në një ngjarje në kryeqytetin italian me një palë këpucë, që për nga modeli ngjajnë mjaft në ato të femrave.

Sport

30/04/2014 17:17

Italia shquhet si qytet i modës. Futbollistët e skuadrave italiane identifikohen lehtë nga veshja, por edhe frizurat e veçanta si ajo e yllit të Milanit, Mario Balotelli.

Mirëpo, sulmuesi i Romës, Gervinho i ka befasuar të gjithë me këpucët e tij – në model i ngjashëm me të femrave – me të cilat u paraqit në një ngjarje në kryeqytet.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, erdhi në Romë gjatë verës së vitit të kaluar nga Arsenal, dhe megjithëse nuk ishte pritur shumë prej tij, Gervinho ka shkëlqyer për ekipin e Rudi Garcias.

Roma është aktualisht në pozitën e dytë në Serie A me tetë pikë më pak se Juventus, tri xhiro para fundit, dhe për këtë bilanc mjaft pozitiv të ekipit, meritor është edhe Gervinho.

Mirëpo, derisa paraqitjet e tij në fushë janë mjaft pozitive, ai ndoshta duhet të ndërrojë disenjatorin personal.