Gerrard merr dy ish-lojtarët e Liverpoolit te Glasgow

.

Sport

17/05/2018 18:52

Steven Gerrard ka nisur të mendojë për afatin kalimtar te skuadra e tij e re, Glasgow Rangers.

Sipas “The Sun”, Gerrard synon të marrë dy ish-bashkëlojtarët e tij te Liverpooli, Martin Skrtel dhe Lucas Leiva, përcjellë “Lajmi.net”.

Klubi ia ka dhënë lejen Gerrardit të negociojë me dy lojtarët për t’i sjellë ata në futbollin skocez.

Më i vështirë duket të jetë transferimi i Leivas, i cili ka qenë ndër lojtarët kryesorë te Lazio këtë sezon, ku italianët pritet të kualifikohen në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/

Rezultate imazhesh për leiva skrtel