Gerrard: E merituam humbjen

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard ka thënë se skuadra e tij e meritoi plotësisht humbjen e pësuar ndaj Baselit.

Sport

02/10/2014 00:22

Liverpooli u mposht nga skuadra e Baselit, ndërsa Gerrard ka thënë se kjo humbje ishte plotësisht e merituar nga skuadra e tij.

“Ne nuk merituam të marrim ndonjë pikë nga ky takim. Ne ishim të butë sidomos në mesfushë”.

“Ata e dëshirën më shumë fitoren dhe ishin më energjik”, tha Gerrard në konferencë për shtyp menjëherë pas përfundimit të takimit.

Liverpooli posedon tre pikë nga dy ndeshje të zhvilluara, aq sa ka edhe skuadra e Baselit në Grupin B. Reali kryeson me gjashtë pikë.