Gattuso nënshkruan sot me klubin e njohur evropian

Gennaro Gattuso do ta konfirmojë të ardhmen e tij në Milan.

Sport

05/04/2018 07:19

Gennaro Gattuso do të nënshkruajë kontratë të re në Milan.

“Sky Sport” raporton se strategu sot do ta zyrtarizojë marrëveshjen e re me “Rossonerët” deri në qershor të vitit 2021.

Gattuso mori drejtimin e Milanit më herët gjatë këtij sezoni pas shkarkimit të Vincenzo Montellas.

Dhe, ai ka përmirësuar rezultatet e ekipit duke i shndërruar në kandidat për kualifikim në Ligën e Kampioëve, përcjell “lajmi.net”.

Me marrëveshjen e re, Gattuso do të paguhet rreth 2 milionë euro në vit te skuadra nga San Siro . /Lajmi.net/