Gattuso: Milan ka transferuar një ‘bishë’, ky futbollist është më i fortë se unë (FOTO)

Gennaro Gattuso është ndalur tek Franck Kessie , mesfushori i transferuar nga Atalanta te Milan në merkaton e verës.

Sport

09/09/2017 09:42

Gennaro Gattuso është rikthyer te Milani, këtë herë në rolin e trajnerit të të rinjve kuqezi. Megjithatë, ish-mesfushori energjik i Milanit nuk mund të qëndronte pa dhënë edhe ai mendimin e tij për ndryshimet e mëdha që ka pësuar skuadra në këtë fillim sezoni.

Gattuso është ndalur tek Franck Kessie , mesfushori i transferuar nga Atalanta te kuqezinjtë në merkaton e verës.

Rino Gattuso nuk është kursyer aspak në vlerësimin për mesfushorin e ri të Milanit, ndërsa e krahason me veten e tij, ai thotë se 20-vjeçari është më i mirë. “Ai është më i fortë se unë. Ka një fizik mbresëlënës, ndërsa shënon më shumë se unë. Ai është një ‘bishë’”, ka thënë Gatusso, përcjell “Top Channel”.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka impresionuar tifozët me paraqitjen e tij në ndeshjet e deritanishme me Milanin, por jo vetëm ata, por edhe trajnerin Montella, i cili nuk i ka kursyer fjalët e mira për 20-vjeçarin.

Ndeshja e radhës për Milanin është ditën e diel në orën 15:00 ndaj Lazios.