Gashi nuk ndien dhimbje për ish-skuadrën

Ish-lojtari i Zurichut, momentalisht i Baselit, Shkëlzen Gashi ka thënë se ai është një profesionist i vërtetë, dhe nuk është penduar për dy golat e shënuar kundër ish-skuadrës së tij gjatë këtij vikendi.

Sport

01/12/2014 22:21

Shkëlzen Gashi shënoi dy gola në fitoren e skuadrës së tij aktuale, Baselit kundër Zurichut, në derbin e zhvilluar gjatë këtij vikendi.

“Fitorja në atë takim kishte një rëndësi të madhe, dhe golashënuesi nuk kishte shumë rëndësi. Ishin të nevojshme tre pikët”.

“Unë jam një lojtar profesionist dhe mundohem ta bëj më së miri punën time, që është të shënojë gola”, përfundoi Gashi.

Përndryshë, lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, është duke kaluar në një formë jetësore, pasi po shënon shumë gola me skuadrën e tij aktuale.