Galliani zbulon përforcimin e ri të Milanit (FOTO)

Adriano Galliani ka konfirmuar emrin e atij që mund të jetë përforcim i ardhshëm i Milanit.

Merkato

26/01/2017 08:28

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka bërë të ditur se janë të interesuar për transferimin e mesfushorit të Genoas, Lucas Ocampos.

“Rossonerët” janë përforcuar me Gerard Deulofeu gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Por, Galliani ka paralajmëruar se do të sjellin përforcime të tjera dhe Ocampos mund të jetë një prej tyre.

“Ocampos është zgjedhja e parë”, deklaroi ai për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Genoa ende nuk na ka thënë jo e as po, duhrt të presim për tri ditë”, u shpreh Galliani. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6