Vogel me kritika ndaj BE-së: Borell imponoi masa ndaj Kosovës pa vendim zyrtar, tani kërkon ato të hiqen me votë nga 27 vende anëtare

Analisiti dhe njohësi i politikave të Ballkanit Perëndimor, Toby Vogel, ka reaguar lidhur me qëndrimin zyrtar të BE-së karshi Kosovës. Vogel, në veçanti, kritikon Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell, pasi që, sipas Vogel, Borell ka vendosur masa ndaj Kosovës pa një vendim zyrtar. Duke vënë në theks se ai kërkon që masat ndaj…

Lajme

02/05/2024 14:56

Analisiti dhe njohësi i politikave të Ballkanit Perëndimor, Toby Vogel, ka reaguar lidhur me qëndrimin zyrtar të BE-së karshi Kosovës.

Vogel, në veçanti, kritikon Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell, pasi që, sipas Vogel, Borell ka vendosur masa ndaj Kosovës pa një vendim zyrtar. Duke vënë në theks se ai kërkon që masat ndaj Kosovës të hiqen me votë nga 27 shtetet anëtare të BE-së.

“Interesante se Josep Borell gjeti një mënyrë për të imponuar “masa të përkohshme dhe të kthyeshme” kundër qeverisë së Kosovës pa një vendim zyrtar nga Këshilli, megjithatë heqja e këtyre masave kërkon papritur një votim nga 27 shtetet anëtare”, ka shkruar Vogel.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një adresim para mediave, ka thënë se masat vazhdojnë të mbesin në fuqi dhe se ato largohen kur të vendosin shtetet anëtare. /Lajmi.net/