Gabriel Jesus tregon arsyen për formën e tij të dobët

Sulmuesi i Manchester City ka zbuluar një detaj interesant rreth formës së tij të dobët.

Sport

24/12/2018 22:59

Braziliani ka thënë se ishte Kupa e Botës Rusia 2018 ajo që e “dëmtoi” vazhdimin e formës së tij.

“Shkova në Kupën e Botës si një lojtar kyç dhe përfundova pa shënuar asnjë gol. Ajo luan shumë rol” ka thënë Jesus për “Globo TV”, transmeton lajmi.net.

“Isha i lënduar nga ajo. Njerëzit gjithmonë do ta kujtojnë se Gabriel nuk shënoi në Kupën e Botës” ka thënë tutje i riu brazilian.

Kujtojmë se në këtë Botëror, Brazili arriti deri në çerekfinale, ku aty u mposht nga Belgjika.

Jesus gjatë këtij kompeticioni shpeshherë u zëvendësua me sulmuesin e Liverpool, Roberto Firmino. /Lajmi.net/