Gabi nënshkruan me top klubin nga Liga e Kampionëve

Gabi është në prag të finalizimit të marrëveshjes për vazhdimin e kontratës deri më 30 qershor të vitit 2019.

Sport

08/02/2018 12:22

Gabi është i gatshëm ta konfirmojë të ardhmen e tij në Atletico Madrid.

Mediat spanjolle raportojnë se Gabi është në prag të finalizimit të marrëveshjes për vazhdimin e kontratës deri më 30 qershor të vitit 2019.

32 vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë të re njëvjeçare me Atletico Madridin, sipas politikës së klubit për futbollistët mbi 30 vjeç, përcjell “lajmi.net”.

Gabi është një prej futbollistëve kryesorë te skuadra e Atletico Madridit. /Lajmi.net/