Gabi: Kjo ndeshje do ta vendos të ardhmen e Griezmannit në Atletico Madrid

Gabi beson se e ardhmja e Antoine Griezmann do të përcaktohet nga finalja e Europa League.

Sport

15/05/2018 11:00

Kapiteni i Atletico Madridit, Gabi beson se e ardhmja e Antoine Griezmann do të përcaktohet nga finalja e Europa League.

Ai ka thënë se në rast të fitores, sulmuesi francez mund të mbetet në klubin madrilen.

“Ndeshja e nesërme mund ta vendos të ardhmen e Griezmannit”, deklaroi Gabi në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Ajo që ai e dëshiron është të fitojë tituj”, u shpreh ai. /Lajmi.net/