G-Power rritë fuqinë e BMW M6 Gran Coupe

Vetura ka marrë rrota të reja, dizajn të ri të brendshëm dhe një pjesë të përmirësimit në motor, ku tani prodhon 740 kuaj-fuqi.

Auto & Tek

18/09/2014 22:04

Firma speciale për përmirësimin e veturave të BMW, G-Power, ka zbuluar një mori përmirësimesh në veturën BMW M6, duke përfshirë një rritje masive të fuqisë në motor, transmeton Lajmi.net.

Paketa e përmirësimeve përfshinë përmirësimin në performancë, me dy mamita binjake të reja dhe me një fuqi monstruoze të rritur në motor nga 180 kuaj-fuqi dhe 217 çifte rrotulluese në 740 kuaj-fuqi dhe 719 çifte rrotulluese.

Mamita prodhon një tingull të thellë dhe të qetë kur vetura punon, përderisa pesha e veturës është reduktuar për 12kg.

Shpejtësia maksimale e veturës është rritur në 300kmh, ku si rezultat i kësaj vetura arrinë që në 10.5 sekonda të kapë 200kmh, transmeton Lajmi.net.