Futbollisti tallet me nivelin e Vala Superligës: Me këtë nivel luaj deri në moshën 45-vjeçare

Cilësia në futbollin kosovar nuk është prej më të mirave dhe këtu futbollistët mund të luajnë edhe më gjatë, në krahasim me ligat evropiane.

Sport

20/12/2017 20:55

Kështu mendon edhe një futbollist, i cili është i njohur për opinionin kosovar.

Bëhet fjalë për Fetim Kasapin, i cili është 34 vjeç por thotë se pa problem mund të luajë edhe së paku 10 vjet në futbollin e këtushëm.

“Kur po e shoh se çfarë lojtarësh po luajnë, me këtë kualitet të Kosovës do të luaj deri kur t’i bëj 45 vjet”, thotë për “Zërin”.

Ai shpreson që për Besën të vijnë ditë të mira, pa marrë parasysh se a është më apo jo pjesë e klubit.

Image