Futbollisti që u largua nga Shqipëria për Zvicrën, ka një mesazh për Kosovën (FOTO)

Mërgim Brahimi ka publikuar një mesazh emocionues për Kosovën.

Sport

06/10/2016 09:19

Mërgim Brahimi, shqiptari që u largua nga Shqipëria për të luajtur më Zvicrën, ka një dedikim për Kosovën.

24’vjeçari, futbollist i Grasshopers në Zvicër, është larguar nga Shpresat e Shqipërisë për  t’u bashkuar me përfaqësuesen zvicerane.

Ai kishte paraqitur kërkesë për të luajtur për Kosovën, por ajo u refuzua nga FIFA.

“Më të bukurat kujtime që i kam në zemrën time je ti vendlindja ime. Forca Kosova, paç fat në ndeshjet kombëtare”,  shkruan Brahimi në Facebook, përcjell “Lajmi.net”. Brahimi kishte zhvilluar dy ndeshje me Kosovën para pranimit në FIFA dhe UEFA.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.