Futbollisti që i tha “JO” Barcelonës

Mesfushori i talentuar i Atletico Madridit, Koke, pranon se e pati të vështirë të refuzojë transferimin në Barcelonë, por insiston se është i lumtur në Vicente Calderon.

Sport

03/08/2014 16:48

Ylli i Atletico Madridit, Koke ka treguar arsyjen pse refuzoi transferimin në Barcelonë, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mesfushori kërkohej nga gjiganti katalan, por vendosi të mbetet në Vicente Calderon. Ai ka treguar se e pati të vështirë të refuzojë Barcelonën, por insiston se është i lumtur në Atletico Madrid.

“E vërteta është se një pjesë e imja e kishte të vështirë t’i thoshte jo Barcelonës por dëshiroja të vazhdoja në shtëpi për shumë vite në Atletico”, deklaroi Koke për të përditshmen sportive spanjolle “AS”.

“Nuk ishte koha e duhur për t’u larguar. Kjo është shtëpia ime, ku ndihem i dëshiruar dhe klubi nuk dëshiron të më shes. Si të largohem në kohën më të mirë për Atleticon? Nuk është e lehtë të refuzoni Barcelonën dhe interesimi i tyre më bëri t’u jem mirënjohës. Kjo nënkupton se puna që kam bërë shpaguhet. Por, këtu jam si në shtëpinë time” përfundoi ai.