Futbollisti i propozon martesë gjyqtares, reagimi i saj është fantastik

Nga Sllovakia vjen një ngjarje fantastike dhe e rrallë për futbollin.

Sport

04/11/2016 09:11

Nizna – Tatran nuk duket si një ndeshje interesante.

Ballafaqimi i divizionit të pestë në Sllovaki do të kujtohet për diçka tjetër.

Lumobir Vajecka, futbollist i skuadrës vendase, pak para fillimit të takimit i ka propozuar të dashurës së tij, në praninë e rreth 400 shikuesve, përcjell “Lajmi.net”.

E veçanta është se ajo është Petra Lepackova, gjyqtare anësore.

Lepackova reagoi në habi pas propozimit të tij por iu përgjigj me “PO”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.