Futbollisti i Bayernit qanë në stërvitje pasi që nuk u ftua në Kupën e Botës

Përveç Mario Gotzes, futbollistit që shënoi golin deçiziv në finalen e 2014 kundër Argjentinës, mungonte edhe Sandro Wegner, sulmuesi i Bayern Munich.

Sport

15/05/2018 22:04

Gazeta gjermane ‘Bild’ shkruan se 30-vjeçari nuk e ka pritur aspak mirë zgjedhjen e Low. Ai është fotografuar në qendrën stërvitore të klubit duke u stërvitur me sytë në lot.

Shokët e ekipit janë përpjekur të ngushëllojnë sulmuesin i cili me shumë mundësi e ka patur shansin e fundit për të përfaqësuar kombëtaren në Botëror.

“Nuk mund ta kuptoj. Po të ishte për mua, ai do të ishte në Rusi,” është shprehur trajneri i tij Jupp Heynckes.

Ndërsa trajneri i përfaqësueses është shprehur: “Nuk ishte një vendim kundër Sandros, ai e ka vërtetuar klasin e tij gjithmonë te kombëtarja. E di shumë mirë se sa e rëndë është një lajm i tillë për lojtarët. Por këto vendime merren gjithmonë për të mirën e ekipit.”

382572_TS_15-05-18_4326174838_