Fundjavë e “nxehtë” me shumë derbi në futboll

Është Premierliga që ka rezervuar dy ndeshje derbi, atë mes Manchester City dhe Arsenalit, dhe përballjen mes Chelsea dhe Manchester Unitedin.

Sport

03/11/2017 20:54

Ligat evropiane të futbollit rikthehen me shumë ndeshje interesante.

Fundjava që po vjen, do të jetë e ngjeshur me derbi, duke u garantuar tifozëve të futbollit spektakël.

Është Premierliga që ka rezervuar dy ndeshje derbi, atë mes Manchester City dhe Arsenalit, dhe përballjen mes Chelsea dhe Manchester Unitedin.

Një sfidë interesante është edhe ajo mes Interit dhe Torinos në Serie A, për faktin se 70 mijë bileta janë shitur për këtë përballje.

Në La Liga, Barcelona në ‘Camp Nou’ takohet me Sevillan, për të dalë në Bundesligë, ku Borussia Dortmundi takohet me Bayern Munich, për garën për kreun e tabelës./Lajmi.net/