FSHF me një risi, kjo ndodh për herë të parë në histori të Kombëtares

Për herë të parë, tifozët do të kenë mundësinë t’i blejnë të gjitha biletat për përballjet e Kombëtares në stadiumin “Loro Boriçi”.

Sport

18/07/2016 14:41

Federata Shqiptare e Futbollit vjen me një risi, teksa për ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Rusi 2018”, tifozët do të kenë mundësinë t’i blejnë të gjitha biletat për përballjet e Kombëtares në stadiumin “Loro Boriçi”.

Njoftimi i Federatës:

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozët shqiptarë, se ka nisur shitja e biletave sezonale, për të ndjekur ndeshjet e kombëtares shqiptare të futbollit. Të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin ndeshjet e ekipit përfaqësues për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, do të kenë mundësinë të zgjedhin një paketë me të gjitha ndeshjet eliminatore.

Kjo iniciativë e re e FSHF, sjell disa përfitime për tifozët e interesuar. Kjo iniciativë e re e FSHF, sjell disa përfitime për tifozët e interesuar. Sepse garanton pjesëmarrjen në të gjitha ndeshjet e ekipit kombëtar për këto eliminatore.

Së dyti, ofron një përfitim të rëndësishëm financiar për ata që do të prenotojnë, i cili është 15% e shumës