Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Turqinë

Përfaqësuesja e Kosovës ndodhet para një testi tjetër të vështirë.

Sport

11/11/2016 23:04

‘Dardanët’ nesër nga ora 18:00, zhvillojnë ndeshjen e katërt kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, në Antalya përballë Turqisë.

Përzgjedhësi Albert Bunjaki, në konferencën e mbajtur për shtyp ka deklaruar se mund të ketë ndryshime në formacion nga ndeshja e fundit, ndërsa ka thënë se Alushi dhe Përdedaj janë të gatshëm për lojë, dhe pritet që nesër të startojnë nga minuta e parë.

Në dyshime është anësori Bernard Berisha, i cili do të zëvendësohet me Arbër Zenelin që po kalon formë të lartë në kampionatin holandez me skuadrën e Heerenveenit.

Me shumë gjasë, formacioni i Kosovës përballë Turqisë do të duket kështu: Formacioni (4-2-3-1): Ujkani – Perdedaj, Pnishi, Rrahmani, Paqarada – Alushi, Shala – Rashica, V. Berisha, Zeneli – Muriqi./lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.