Formacioni i yjeve që mungojnë në “Kampionatin botëror 2018”

"Sky Sports News" ka publikuar një formacion të plotë nga portieri deri tek sulmuesit, të yjeve që nuk do t'i shohim në Rusi.

Sport

05/06/2018 11:26

Kampionati botëror ka filluar numërimin e ditëve të fundit para fillimit të garës së madhe në Rusi.

Por, shumë prej yjeve të mëdhenj të Botërorit, për arsye të ndryshme, nuk u ftuan nga Kombëtaret e tyre.

Leroy Sane është mungesa më e re pasi sulmuesi i talentuar i Manchester Cityt nuk zuri vend në ekipin e Gjermanisë.

“Sky Sports News” ka publikuar një formacion të plotë nga portieri deri tek sulmuesit, të yjeve që nuk do t’i shohim në Rusi, përcjell “lajmi.net”.

Disa prej tyre shfaqën formë të dobët por ka edhe të tjerë që nuk u ftuan për arsye teknike. /Lajmi.net/