Formacioni i yjeve që mund të mungojnë në “Kampionatin botëror 2018”

"The Sun" ka publikuar formacionin e përbërë nga yjet e mëdhenj që rrezikojnë të mungojnë në "Kampionatin botëror 2018".

Sport

09/11/2017 09:54

“Kampionati botëror 2018” pret skuadrat e fundit që do ta sigurojnë kualifikimin nga faza e play-offit.

Në duelet e play-offit në Evropë janë të përfshira disa ekipe të mëdha si Italia, Kroacia e Zvicra.

“The Sun” ka publikuar formacionin e përbërë nga yjet e mëdhenj që rrezikojnë të mungojnë në garën e madhe ndërkombëtare të vitit të ardhshëm në Rusi, përcjell “lajmi.net”.

Formacioni: Gianluigi Buffon, Dejan Lovren, Leonardo Bonucci, Kostas Manolas, Stephan Lichtsteiner, Luka Modric, Marco Verratti, Ricardo Rodriguez, Christian Eriksen, Lorenzo Insigne, Andrea Belotti. /Lajmi.net/