Formacioni i Spanjës për Botëror

Spanja do të kërkojë mbrojtjen e titullit në Kampionatin botëror në Brazil. Dhe, sipas të përditshmes sportive Marca, selektori Vicente del Bosque tashmë ka përcaktuar formacionin bazë.

Sport

04/06/2014 11:14

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque ka përzgjedhur formacionin bazë të ekipit për ndeshjen e parë kundër Holandës, në kuadër të Grupit B në Kampionatin botëror në Brazil.

Për ballafaqimin e madh të 13 qershorit në El Salvador, Del Bosque ka bërë gati formacionin e titullarëve. Në portë, Iker Casillas kurse para tij në qendër të mbrojtjes do të luajnë Sergio Ramos dhe Gerard Pique.

Në krahun e majtë, Jordi Alba kurse në anën tjetër Cesar Azpilicueta. Në formë të rombit në mesfushë do të luajnë Sergio Busquets në qendër i rrethuar nga Xabi Alonso dhe Xavi Hernandez.

Kurse, përpara në sulm, në anën e majtë Andres Iniesta, kurse në të djathtë Pedro Rodriguez. E vetmja dilemë është në qendër, opsionet janë dy: Cesc Fabregas dhe Fernando Torres.