Formacionet zyrtare: Salzburg – Partizan

Të kuqtë shpresojnë për një rezultat pozitiv pas humbjes në “Elbasan Arena” me rezultatin 0-1.

Sport

03/08/2016 19:50

Një ditë më parë trajneri italian, Adolfo Sormani, premtoi një angazhim maksimal të ekipit të tij, duke thënë se nuk luan për humbje ndaj Salzburgut.

Ndeshja do të gjykohet nga 32-vjeçari sllovak Ivan Kruzhliak. Ndonëse është një arbitër i ri, Kruzhliak ka një eksperiencë në arenën ndërkombëtare dhe shquhet si një gjyqtar i rreptë.

Formacionet zyrtare:

Salzburg: Valke, Keleta, Shvegler, Dabur, Lazaro, Berisha, Ulmer, Soriano, Laimer, Hintereger, Bernardo.

Partizani: Hoxha, Arapi, Krasniqi, Fili, Ramadani, Trashi, Ibrahimi, Torasa, Atanda, Ekuban, Vila.