Formacionet zyrtare: Real Madrid – Espanyol (FOTO)

Real Madridi dhe Espanyoli kanë publikuar tashmë formacione zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në kampionatin spanjoll, La Liga.

Sport

01/10/2017 19:47

Mbretërit janë nikoqirë të skuadrës kataluanse në takimin e të dielës mbrëma në kuadër të javës së shtatë.

Skuadra e Zinedine Zidanes po përjeton një fillim sezoni me luhatje, por dëshiron të vazhdoj me fitore ndaj Espanyolit pas asaj në ndeshjen e fundit ndaj Alavesit me rezultat 2-1 edhe pse ka shumë mungesa të mëdha dhe ka vendosur të startojë me të riun Achraf Hakimi.

Në anën tjetër, Espanyoli ka shtatë pikë nga tri ndeshjet e fundit dhe duan të dalin të pamposhtur nga kjo vizitë në Madrid.

Ky takim fillon nga ora 20:45 dhe zhvillohet në Santiago Bernabeu.

Real Madrid: Navas; Achraf, Varane, Ramos, Nacho; Casemiro, Kroos, Modric; Isco, Asenio, Ronaldo.