Fiton Man City, dëshpërohet Liverpooli

Edin Dzeko shënoi dy herë, ndërsa Stevan Jovetic dhe Yaya Toure shtuan nga një tjetër për Manchester Cityn që mposhti Aston Villan me rezultat 4:0 dhe iu afrua titullit të kampionit në Premierligë.

Sport

07/05/2014 23:45

Manchester City është shumë pranë titullit të kampionit në Premierligë. Citizens thyen rezistencën e Aston Villas në pjesën e dytë, duke shënuar fitore me rezultat 4:0.

Edin Dzeko kaloi Cityn në epërsi në minutën e 64-të, pas një harkimi nga Pablo Zabaleta. Sulmuesi boshnjak shënoi sërish në minutën e 72-të duke nisur festën në stadiumin Etihad.

Rezervisti Stevan Jovetic shënoi golin e tretë për Cityn në minutën e fundit të kohës së rregullt, ndërsa në shtesë mesfushori Yaya Toure e vulosi fitoren e Cityt, dhe realizoi golin e 100-të të Cityt në Premierligë këtë sezon.

City tani ka dy pikë më tepër se Liverpool, që gjendet në pozitën e dytë, një xhiro para fundit.