Fitoi medaljen, kryqëzoi duart, mund të vritet kur të kthehet në vendin e tij

Atleti nga Etiopia, Feyisa Lilesa, fitoi medaljen në argjendtë në maratonën e Lojërave Olimpike të Rios.

Sport

22/08/2016 16:58

Por një gjest që bëri pas përfundimit të garës si i dyti, mund t’i kushtojë me vdekje kur të kthehet në Etiopi.

Pas përfundimit të garës, Lilesa kryqëzoi duart dhe nuk pranoi të flas për suksesin e arritur në Rio, por për atë që po ndodh në vendin e tij, dhe vrasjet e shumta që po bëhen, përcjell Lajmi.net.

“Në nëntë muajt e fundit, më shumë se një mijë persona janë vrarë në vendin tim”, deklaron Lilesa, duke folur për problemet që po kalon Etiopia, dhe protestat e mëdha që po ndodhin në atë vend.

“Nëse kthehem në shtëpi do më vrasin, nëse nuk më vrasin do më dërgojnë në burg. Në kufi po më presin mua. Andaj, unë nuk dua të kthehem atje por të shkoj në një vend tjetër”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.