FIFA takohet me Barcelonën

Presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter është takuar me kreun e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, në selinë e Federatës ndërkombëtare të futbollit në Zurich.

Sport

06/05/2014 19:48

Presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter ka pritur sot një delegacion të Barcelonës, të kryesuar nga kreu i gjigantit katalan, Josep Maria Bartomeu.

Takimi është zhvilluar në selinë e organit më të lartë të futbollit botëror, në Zurich. Kjo është hera e parë që Blatter takohet me Bartomeun, prej kur ky i fundit mori detyrën e presidentit të Barcelonës.

Po ashtu, ky është takimi i parë mes tyre pas vendimit fillestar të FIFA-së, që parandalojë gjigantin katalan nga shitblerja e futbollistëve deri në verën e vitit 2014, para anulimit të tij.

Barcelona ka insistuar se palët nuk kanë diskutuar rreth kësaj teme, por për mbrojtjen e futbollistëve të rinj, pa hyrë në detaje konkrete.