FFK ndryshon vendimin, ja ku zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës – Lajmi.net
FFK ndryshon vendimin, ja ku zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës
Autori: Lajmi.net SportSporti Vendor 18:17, 16 May 2017
Tradicionalisht, finalja e Kupës luhej në stadiumin e Prishtinës.

Mirëpo, për shkak të punimeve, finalja këtë edicion ishte zhvendosur në stadiumin ”Adem Jashari” në Mitrovicë.

Por, janë pikërisht punimet që po bëhen në këtë stadium ato që kanë bërë që finalja e DigitAlb Kupës të zhvendoset në një tjetër vend.

Siç merr vesh Gazetasheshi.com, finalja e 31 majit ndërmjet Llapit dhe Besës do të zhvillohet në stadiumin ”Riza Lushta” po ashtu në Mitrovicë.

Në fakt, pritej që kjo finale të luhej në ”Adem Jashari” nën ndriçimin e reflektorëve që do të ishte një promovim i stadiumit dhe futbollit kosovar. Por, parashikimet janë që ky objekt sportiv nuk do të jetë gati.

Andaj, për të mos rrezikuar asgjë, FFK ka zhvendosur finalen në një stadium tjetër në Mitrovicë, atë të Trepçës ’89.

riza-lushta-1

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S

Fjalët kyçe: Futbolli vendor

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bow Master