FFK-ja gati për të riaplikuar në FIFA dhe UEFA

Federata e Futbollit të Kosovës është duke u bërë gati për të bërë një tjetër aplikim për tu pranuar në shtëpitë e futbollit, FIFA dhe UEFA.

Sport

27/10/2014 17:47

Sipas raporteve më të fundit të njoftuara nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, mësojmë se Federata e Futbollit të Kosovës është duke përgatitur dokumentat për të riaplikuar në FIFA dhe UEFA.

“KE i FFK-së ka analizuar rrjedhën e deritashme të garave duke konstatuar se garat kanë pasur një rrjedhë të mirë, por ka kërkuar nga të gjitha organet relevante të FFK-së si dhe klubet që të angazhohen edhe më tej që të vazhdohet ky trend i mirë i mbarëvajtjes së garave”.

“KE është duke përgatitur dokumentacionin nevojshëm në përputhje me rrethanat e reja që të riaplikojë në FIFA dhe paralelisht të aplikojë edhe në UEFA për pranim”.

“Në këtë drejtin KE u bën thirrje të gjithë ish zyrtarëve të FFK-së që nga pavarësimi e këndej që kanë pasur në forma të ndryshme funksione në FFK , e të cilët posedojnë çfarë do lloj dokumentacioni që lidhet me mekanizmat ndërkombëtarë, të cilat konsiderohen pronë e FFK-së ta dorëzojnë në zyrat e FFK-së sa më parë që është e mundur, ndryshe FFK-ja do të detyrohet me rrugë ligjore të kërkojë dokumentet pronë të saj”, shkruan njoftimi i FFK-së