Festa me shqiponjë e Norës dhe përlotja gjatë himnit të Kosovës

Nora e festoi me shqiponjë këtë triumf madhështor, derisa gjatë intonimit të himnit të Kosovës iu mbushën sytë me lot

Sport

26/04/2018 18:54

Është mbyllur finalja e Kampionatit Evropian të Xhudos mes Nora Gjakovës dhe Stoll Theresas.

Gjakova ka fituar përballë xhudistes gjermane me ippon, përcjellë “Lajmi.net”.

Ky është suksesi i radhës madhështor i xhudisteve kosovare në arenën ndërkombëtare.

Kjo është medalja e dytë që Kosova mori sot në Evropian.

Para Gjakovës, Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë fitoi të argjendtën.

Nora e festoi me shqiponjë këtë triumf madhështor, derisa gjatë intonimit të himnit të Kosovës iu mbushën sytë me lot. /Lajmi.net/

nora

n