Ferrari: Largohet Alonso, vjen Vettel

Fernando Alonso është në bisedime me Ferrarin për shkëputjen e kontratës së tij, në fund të këtij sezoni. Dhe, në vend të tij skuadra italiane dëshiron të angazhojë Sebastian Vettelin nga Red Bull.

Sport

03/10/2014 14:47

Formula 1 bëhet gati për një lëvizje te madhe të dy prej ngasësve më të mirë të saj.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, Fernando Alonso nuk do të jetë më anëtar i Ferrarit pas përfundimit të këtij sezoni. Spanjolli është në bisedime për shkëputjen e kontratës me ekipin italian.

Dhe, në rast të konfirmimit të largimit të tij, Ferrari tashmë e ka identifikuar pasardhësin. Skuadra italiane kërkon katër herë kampionin e botës, ngasësin e Red Bullit, Sebastian Vettel.

Kjo mund të jetë lëvizja më e madhe e viteve të fundit në sportin e Formulës 1.