Feronikeli udhëton për fitore në Gjilan, synon lidershipin

Sot do të zhvillohet kryendeshja e xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Sport

25/11/2018 09:50

Feronikeli do të udhëtoj në Gjilan për ndeshjen kundër Dritës, shkruan lajmi.net.

Skuadra nga Drenasi për synim ka fitoren, në mënyrë që të rimarrë kreun e tabelës, pasi Prishtina lëshoi një hap fals në ndeshjen ndaj Ferizajt.

Drita në anën tjetër luan para tifozëve të saj të zjarrtë, “Intelektualëve” ku gjithmonë synohet rezultati pozitiv.

Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 13:30 dhe pritet që të jetë tejet interesante.

Kujtojmë se Feronikeli ka 35 pikë pas 15 ndeshjeve, 2 më pak se Prishtina, me një ndeshje për ta luajtur, kurse Drita ka 22 pikë dhe pozicionohet e pesta në tabelë. /Lajmi.net/