Feronikeli mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Feronikeli pritet të garojë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Sport

28/05/2016 10:51

Feronikeli është skuadra e vetme kosovare që pritet të marrë pjesë në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Ekipi i trajnerit Afrim Tovërlani do të luajë kundër pret kampionin e Letonisë, Uellsit, Maltës, Estonisë ose Andorrës, përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, emrin e skuadrës tjetër kosovare që do të luajë në kualifikime për Europa League do ta mësojmë sot pas finales së Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës.