Fëmijëria dramatike e Luanit, yllit të Gremios që dëshiron të shkruajë historinë ndaj Realit

Teknika, topi gjithmonë afër këmbëve dhe talenti i tij që gjithmonë merr vëmendjen e publikut karakterizon Luanin, sulmuesin 24 vjeçar të Gremios.

Sport

14/12/2017 21:04

Ai pati një fëmijëri të vështirë kur si pesë vjeçar humbi babanë në një aksident trafiku, por të dielën është shpresa kryesore e Gremios në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër Real Madridit në Abu Dhabi.

Por pas këtij talenti të pashtershëm dhe dribluesi të paparashikueshëm, ka një histori dramatike.

Luan u lind më 27 mars të vitit 1993, është një “diamant” i zbuluar nga Gremio, por para se të bënte karrierë profesionale ai u përballë me shumë vështirësi.

24 vjeçari humbi babanë kur ishte pesë vjeçar në një aksident trafiku. Nëna e tij detyrohej të punonte në dy ndërrime për t’i sjellë ushqim të birit dhe t’i mundësonte të vazhdonte jetën në botën e futbollit.

“Rritja pa babanë ishte shumë e vështirë, por mamaja për mua gjithmonë bënte më të mirën, duke më inkurajuar gjatë gjithë kohës që të vazhdoi përpara”, shpjegon futbollisti i Gremios, përcjell lajmi.net.

Interesantja e karrierës së tij është se ai deri në moshën 19 vjeçare ka qenë një futbollist i futsallit. Nuk është diçka e zakonshme që profesionistët të bashkohen me futbollin në një moshë kaq të vonë. Ai luajti disa ndeshje në Serie B në Brazil, një ekip modest nga vendlindja e tij.

Pasi provoi se mund të përshtatet në dimensionet e fushës së futbollit, ai iu bashkua këtij sporti. Luan pjesë e Gremios është që nga mosha 21 vjeçare, ku ka regjistruar 161 ndeshje duke shënuar 41 gola.

Viti 2016 ishte i suksesshëm për Luan, kur fitoi medaljen olimpike në Rio 2016 me Brazilin, përkrah Neymarit, Gabriel Jesusit dhe Douglas Costas.

Në moshën 24 vjeçare, ai ka nevojë të nis një epokë të re në karrierën e tij, duke kërkuar triumfin kundër Real Madridin në finalen e Kupës së Botës, finale që mund të përcaktojë fatin e tij, për një kapitull të ri në historinë e tij dramatike./Lajmi.net/

YouTube player