Federer ndahet nga trajneri

Me një komunikatë të shkurtër në publikuar në uebfaqen e tij zyrtare, Roger Federer ka bërë të ditur se ka përmbyllur raportin me trajnerin e tij Paul Annacone. “Pas tri vjetësh e gjysmë të punës fantastike, Paul dhe unë kemi vendosur të hapim një kapitull të ri në jetën tonë profesionale”, shkruan në www.rogerfederer.com. Vendimi…

Sport

13/10/2013 09:48

Me një komunikatë të shkurtër në publikuar në uebfaqen e tij zyrtare, Roger Federer ka bërë të ditur se ka përmbyllur raportin me trajnerin e tij Paul Annacone.

“Pas tri vjetësh e gjysmë të punës fantastike, Paul dhe unë kemi vendosur të hapim një kapitull të ri në jetën tonë profesionale”, shkruan në www.rogerfederer.com.

Vendimi erdhi pas një tjetër rezultati dëshpërues nga ylli zviceran i cili dështoi edhe në Shanghai Masters duke u eliminuar nga Monfils – deri më tani gjatë vitit 2013 ka humbur një çerek të përballjeve të zhvilluara – statistikë dukshëm më e dobët se ajo e viteve paraprake.

Federer është aktualisht tenisti numër 8 në botë dhe është duke luftuar për të siguruar kualifikimin për në ATP Finals në Londër.