FCC kërkon të rrisë gjeneratën e ardhshme të rrjeteve Wi-Fi me 24GHz

FCC është duke e studiuar një mënyrë të re të mundshme të shërbimeve të kartelave wireless, të cilat do të përmirësonin performancën e rrjetit të celularëve dhe kompjuterëve.

Auto & Tek

18/10/2014 19:19

Kompania tha se do të shqyrtojë mundësinë e hapjes së një frekuence shumë të lartë prej 24GHz spektër për përdorim nga rrjetet e ardhshme të kartelave të rrjetit në celularë dhe kompjuterë, për të rritur performancën në shërbimet e rrjetit.

FCC tha se hapsira prej 24GHz nuk është konsideruar deri tash si e përshtatshme për përdorim në kartelat e wireless, për shkak se një pjesë e madhe e kufizimeve teknike të cilat janë bërë deri më tani veprojnë të dhënat e rrjetve celulare në frekuenca të pamundura, transmeton Lajmi.net.

Me një teknologji të re, përdorimi i spektrit të valëve për milimetër mund të jetë e mundshme me gjeneratën e ardhshme (5G) të sistemeve të kartelave mobile të rrjetit dhe FCC thotë se është duke e vështruar nga afër këtë teknologji.

Kështu, kompania do të fillojë eksplorimin në hapsirën prej 24GHz për tu përdorur më pas kur këto teknologji të reja të vijnë në treg, transmeton Lajmi.net.

“Duke përdorur teknologjitë e reja që në të njëjtën kohë të cilat mund të marrin sinjale të shumta duke reflektuar dhe larguar pengesat në mjedisin fizik, pajisjet e ardhshme mund të jenë në gjendje që të marrin shumë frekuenca më të larta, ato 24GHz e më shumë, për aplikacione mobile. Kjo teknologji teorikisht mund të rrisë ndjeshëm shpejtësinë e kartelave të wireless – deri në 10gbps”.